Arbëri

Sipas “Blic-it”, Macroni do të emërojë emisar special 'me rol aktiv për zgjidhjen e çështjes së Kosovës'

Descriptive Text

Beograd, 18 korrik - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sipas "Blicit" të Beogradit, do të emërojë emisar special për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ketë rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç pohon kjo gazetë, duke u mbështetur në burime të veta, Macron gjatë vizitës dyditëshe në Beograd për këtë e ka informuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas burimit, në të cilin thirret "Blic", "Franca dëshiron të marrë rrolin vendimtar për zgjidhje e problemeve midis Beogradit e Prishtinës. Meëq për shkak të detyrimeve të shumta vetë nuk mundet në nivel ditor të merret me zgjidhjen e nyjës kosovare, e ka ndërmend që gjatë periudhës në vijim të gjejë personin e besueshëm i cili do të jetë i ngarkuar me këtë pjesë të Europës. Do të jetë ai emisar francez për Ballkanin Perëndimor. Macroni në saje të kësaj figure të re praktikisht do të përforcojë ndikimin e tij në këtë rajon".

Nga ana tjetër, edhe nga SHBA deri më tash disa herë janë shfaqur mendime sipas të cilave edhe Uashingtoni zyrtar do të duhej të përfshiuhej në zgjidhjen e nyjës kosovare. I fundit këtë pikëpamje e ka shfaqur gjeneral-koloneli Frenclin Ben Hodges. Por, autoritetet amerikane thonë se dialogun midis Beogradit e Prishtinës e udhëheq BE-ja dhe këtë e respektojnë, transmeton Koha.net gazetën "Blic".