Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” drejt një komunikacioni më të sigurt

Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” drejt një komunikacioni më të sigurt

17 July 2019 14:50

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën ka bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se kjo Ministri, me anë të kësaj fushate ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithshëm i mjeteve qarkulluese.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.

Iniciativa e sotme është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme