Arbëri

Buxhovi i reagon Veselit, pasi ky i fundit e quajti fosil

Foto: Koha

Dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke komentuar deklaratën e publicistit dhe historianit Jusuf Buxhovi, i cili tha se “në luftën e UÇK-së ka pasur elementë të papastër” dhe ka përmendur edhe vrasjet e 102 veprimtarëve të LDK-së, ka thënë se Buxhovi është një lloj i fosilit, i cili nuk i ndihmon qartësimit të së vërtetës historike.

Lexo edhe: Buxhovi: Nga 2006 LDK-ja marionetë e PDK-së

Këto komente kryeparlamentari Veseli i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe: Veseli: Buxhovi, një fosil që s’i ndihmon qartësimit të së vërtetës për vrasjet e pasluftës

E lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar historiani Jusuf Buxhovi në Facebook.

Buxhovi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Veselin për përfshirje në “fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor”

“Pas Kyeministrit, në SHBA, në vendin e demokracisë dhe të lirisë, në fushatën linquese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor, qenka përfshirë edhe Kryeparlamentari i Kosovës.Mbetet që asaj t'i bashkohet edhe Presidenti në mënyrë që e gjitha, nga Triumvirati i komandantëve, të kthehet në "dekret" shtetëror!”, ka shkruar Buxhovi.