Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar edhe vendimin e Z-Mobile për ta dërguar te përmbaruesi Telekomin e Kosovës duke thënë se është i informuar për këtë, por ky nuk është vendim final.
Sipas Haradinajt , pala në këtë rast partneri i deritashëm e dërgon në përmbarim Valën, kjo e fundit i shfrytëzon elementet ligjore dhe është herët të japin përgjigje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë e respektoj vendimin e menaxhmentit në qëndrimin që kanë marrë dhe do ta përkrahim që ta zhvillojnë Telekomin. Vala nuk e ka mohuar asnjëherë borxhin, por ka kërkuar pagesë në mënyra të tjera. Borxhi është vështirë i shmangshëm, por nuk ndikon në bankrotimin e aktivitetit të Valës”, tha Haradinaj.
Këto deklarata i ka bërë sot gjatë një vizite në komunën e Suharekës ku është takuar me kryetarin Bali Muharremaj dhe ka vizituar Fabrikën e Këpucëve “Solid”./KsP.