Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën në shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin shtator, mund të ketë “një lloj vazhdimi të Samitit të Berlinit”.

"Mendoj se duhet kohë, për të folur për disa gjëra. Ju e dini se unë e urrej ta gjuaj fajin në anën tjetër, të përmendi taksat (shënim i redaksisë: të cilat qeveria e Kosovës i ka vendosur për mallra nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në fund të vitit 2018). Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë gjërat e tyre, kështu që ne do të dalim me atë që është e jona”, tha Vuçiq, transmeton rel.

Ai e bëri deklaratën, përderisa së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takuan përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve.

Në këtë takim, temë kyçe ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Francës, Macron e përfundon të martën vizitën dyditore në Serbi.

Edhe Vuçiq, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat Arbëri Vuçiq, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat

Gjatë kësaj vizite ai ka thënë se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.

Franca dhe Serbia nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes.