Universiteti i Prizrenit thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për mosakreditim nga KSHC-ja

Universiteti i Prizrenit thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për mosakreditim nga KSHC-ja

15 July 2019 22:39

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se është në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Përmes një njoftimi për medie, Rektorati i këtij Universiteti ka thënë se po i përcjellë me shqetësim lajmet që po qarkullojnë për mosakreditimin institucional të këtij viti.

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar. Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre një vendim i tillë është i papranueshëm, ndërkaq thonë se Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore.

“Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar’, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme