Arbëri

Në UKZ, më shumë se dy aplikantë për një student – interesimi më i madh në Edukim

Në UKZ, më shumë se dy aplikantë për një student – interesimi më i madh në Edukim
 

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbyllur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Edhe këtë vit interesim më i madh i maturantëve është shënuar në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ku më shumë se dy studentë kanë aplikuar për një vend.