Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar vizitën në SHBA, ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt, por përfaqëson Grupin Parlamentar të LDK-së.
Ai ka shkruar në Facebook se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët liderë janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit, marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit, ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar./KsP