Arbëri

Qeveria insiston se në veri s’ka krizë për ushqim, “Vuçiqi po bën propagandë”

 

Krizë fiktive dhe propagandë të shtetit serb, i ka quajtur deklarimet e zyrtarëve të Serbisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, se në veri të vendit ka mungesë të ushqimit për qytetarët.

Endrit Shala thotë se askush nuk po ballafaqohet me mungesë të tillë dhe kjo situatë është zgjidhur, pasi javë më parë kishte urdhër nga strukturat serbe që të mbyllen pikat shitëse në komunat veriore, raporton KTV.