Veseli, Hoti e Kusari në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan

Veseli, Hoti e Kusari në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan

14 July 2019 11:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njofton zyra e Kryeparlamentarit, gjatë kësaj vizite në Washington, Veseli do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe akterë të tjerë të jetës publike në SHBA.

“Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj. Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, kryeparlamentari Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.

Pjesë e delegacionit të Kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme