Arbëri

Hooper: Merkeli bllokoi planet e Thaçit dhe Vuçiqit për ndryshim kufijsh

Hooper: Merkeli bllokoi planet e Thaçit dhe Vuçiqit për ndryshim kufijsh

Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit. James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi siç tha ai bllokuan një marrëveshje të mundshme pa pasur një alternativë.

Në bisedën me “Zërin e Amerikës”, Hooper tha se situata e krijuar kërcënon stabilitetin dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë vullnetin të angazhohen por duan të shohin perspektivën për një zgjidhje.