Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli hesht për noterët, prezanton ministrin e ri të Inovacionit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka pranuar të flasë në lidhje me konkursin për noterë, të cilin e kanë kaluar anëtarë të partisë së tij, familjarë të tyre, por edhe një anëtar i familjes së tij.

Në konferencën për media ku prezantoi Muzaher Shalën si ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Veseli nuk i është përgjigjur pyetjes së KTV-së për konkursin për noterë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa foli për ministrin e ri, Veseli tha se do ta vazhdojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Emërimi i Myzaferit dërgon mesazhin se ne në dekadën e re u japim hapësirën njerëzve të rinj dhe premtues. PDK është e vetmja që jep mundësi reale për të rinjtë. Do të vazhdojmë luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Do ta udhëheqim Kosovën suksesshëm në dekadën e re”, ka thënë ai.