Arbëri

Bie euro, hip leku

Bie euro, hip leku

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish dje përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie.

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish dje përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie. Prej një korrikut euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase. Në fund të muajit qershor, për shkak të lëvizjeve jo të zakonshme të tregut (blerje e valutës në sasi të mëdha), euro fitoi pikë duke u këmbyer në nivelin e 122.65 lekëve duke kapur nivelin më të lartë të muajit qershor. Euro preku në qershor nivelin më të ulët të dhjetë viteve kur u këmbye me 121.64 lekë, 0.2 pikë më poshtë se niveli.