Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se Serbia dhe Kosova duhet të ulen dhe të merren vesh për disa çështje.
Ai i bëri komentet në kuadër të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Bosnje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBorisov tha se taksa, të cilën Kosova e ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, i komplikon gjërat, por ka theksuar se, edhe Bullgaria me Turqinë kanë probleme të caktuara, por që përfaqësuesit e të dyjave vendeve mbajnë takime.
Kryeministri i Bullgarisë, tha gjithashtu se, nuk i ka të qarta kritikat të cilat ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i kishte bërë në drejtim të tij.
Ditë më parë, kryeministri bullgar kishte thënë se ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, i emëruar si shef i politikës së Jashtme të BE-së, duhet të përfaqësojë qëndrimin e të gjithë bllokut, pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndaj këtij vlerësimi, pati reaguar Daçiq, duke thënë se deklarata e kryeministrit bullgar është “paturpësi”.
Pas kësaj përplasjeje, të dyja vendet ftuan ambasadorët përkatës në bisedime.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë njoftoi se ambasadori serb në Sofje u ftua në një takim për shkak të komenteve të ministrit Daçiq. Disa orë më pas, edhe Serbia ftoi të ngarkuarin me punë të Bullgarisë në Beograd, për bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme/REL.