Arbëri

Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit

Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
 

Prishtinë, 9 korrik - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot znj. Maria Suokko (Finlandë) të sapoemëruar si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi marrëdhëniet shumë të mira në mes të Ministrisë dhe UNDP-së.

Ministrja Hoxha vlerësoi lart punën dhe përvojën e përfaqësueses së re të përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që nga viti 2000 e këndej, dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit me interes dhe synime të përbashkëta.