“Luani” dëshmon në Gjykatën Speciale për luftën e UÇK-së Foto: Koha

“Luani” dëshmon në Gjykatën Speciale për luftën e UÇK-së

09 July 2019 09:49

Ramiz Qeriqi (Luani), komandant i Batalionit të Dytë "Ruzhdi Salihu", këtë të martë ka dalë për të dëshmuar për luftën e UÇK-së.

Atij, këtë muaj i është bërë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i është kërkuar të dorëzoj të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur ka shërbyer si komandant, raporton KTV.

Qeriqi para se të fillojë intervistimin ka thënë që është i nderuar që do të dëshmojë.

"Unë jam i nderuar që do të dëshmoj në Gjykatë sepse duke dëshmuar do të tregoj për luftën e drejtë të UÇK-së”, tha ai.

Mes të tjerash Luani e ka konfirmuar që nga Gjykata Speciale është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ramiz Qeriqi erdhi për të dëshmuar nën përcjelljen e shokëve të tij të luftës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme