Arbëri

Punëtorët e Lotarisë kërkojnë ligj nëpërmjet protestës

Punëtorët e Lotarisë kërkojnë ligj nëpërmjet protestës
 

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar për të dytën herë para Qeverisë së Kosovës, të hënën, duke kërkuar nga institucionet ta mbajnë premtimin për ligjin për Lotarinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës, tha se kanë dalë në protestën e dytë me kërkesat e njëjta, që është inicimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës, siç është premtuar, pastaj marrja përsipër e Qeverisë për pagat e punëtorëve të Lotarisë, pasi kjo është kompani publike dhe pronare është Qeveria, si dhe mbulimi i shpenzimeve për qiradhënie.