Arbëri

VV-ja dhe LDK-ja nuk pajtohen për kohën e mocionit ndaj Qeverisë

Renovimet në Kuvendin e Kosovës pritet që t’i çojnë në pushim veror deputetët, porse prapa do t’i lënë të pashqyrtuara e të pavotuara dhjetëra pika të rendit të ditës, disa nga to të mbetura qysh nga vitit i kaluar.

Deputetëve u është thënë, ndonëse ende jozyrtarisht, se pushimi i tyre do të nisë që nga 15 korriku, por kjo nuk pritet t’i pengojë në mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.