Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, se opozita po tallet me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë, e ka shtyrë liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ia kujtojë atij gjykimin e 16 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar të premten për rastin e patentë shoferëve.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, ministri Lekaj e ka gjetur të merret me opozitën, transmeton Koha.net.
“Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita”, ka shtuar ai.
Sipas kreut të LDK-së, ministri do të ishte më mirë të mendojë, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët nëpër rrugë.
“Duhet të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”, ka thënë ai.
-
Basha mirëpret aksionin për arrestimin e katër personave për dallavere me patentë-shoferë
-
Mustafa: Në këtë qeverisje janë pezulluar dhjetëra zyrtarë që s’mendojnë si ministrat
-
Hetuesi i Krimeve Ekonomike dyshohet që “dekonspiroi” hetimin ku përfshihet këshilltari i Pal Lekajt
-
Ende nuk janë suspenduar zyrtarët për dallavere me patentë shofer
-
Prokuroria mund të kërkojë anulimin e lejeve të dyshimta