Arbëri

Xhaferi takon Engelin, e falënderon për mbështetjen që SHBA-ja po i jep vendit të tij

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka takuar Eliot Engelin, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së.

Xhaferi i uroi për marrjen e funksionit të kryesuesit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA dhe shprehu falënderim ndaj kongresistit për rolin e tij të rëndësishëm, duke pasur parasysh se me prezencën dhe angazhimin e tij, “ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin në NATO”, shkruan Alsat-m.

Kryetari Xhaferi i falënderoi edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresisti Michael McCaul i janë drejtuar Sekretarit shtetëror të SHBA-së Mike Pompeo për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut tonë në procesin e eurointegrimeve.