Lulzim Basha me mesazh për protestën e 8 korrikut

Lulzim Basha me mesazh për protestën e 8 korrikut

05 July 2019 12:59

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kreu i Partisë Demokratike iu bën thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut, ditën e hënë.

Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e protestës, ndërsa thekson se në 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme