Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se krijimi i Ekipit negociator nuk ishte gabim, ani pse Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar jokushtetuees atë.
Haradinaj ka thënë se krijimi i ekipit të dialogut nuk ka qenë gabim, pasi, sipas tij, disa shtete kanë krijuar trupa të ngjashëm, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, Fatmir Limaj, bashkëkryesues i Ekipit negociator, ka thënë se ky ekip nuk ekziston më, jo për shkak të vendimit të Kushtetueses, por, sipas tij, për arsye të largimit të PSD-së.
Në një intervistë në Rubikon, Limaj ka thënë se akoma nuk janë takuar me partnerët e koalicionit pas vendimit të Kushtetueses.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, është antikushtetues. Menjëherë pas këtij vendimi, Ahmeti dhe anëtarët e tjerë të PSD-së u larguan nga ky ekip.