Arbëri

Engel në Beograd bisedoi me Vuçiqin për Kosovën, pastaj në Prishtinë për inaugurimin e Ambasadës

Engel në Beograd bisedoi me Vuçiqin për Kosovën, pastaj në Prishtinë për inaugurimin e Ambasadës
 

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron në Beograd ku u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një njoftim të Ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.