Ka përfunduar mbrëmë në mesnatë numërimi dhe tabulimi i të gjithë rezultateve në lidhje me zgjedhjete e 30 Qershorit.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së tha se gjithsej kanë votuar 22.97% e qytetarëve që kanë të drejtë vote, ose gjithsej 812.249 persona.
“Mbrëmë rreth orës 24:00 ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të gjithë rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës ose 22.97% të numrit total të zgjedhësve.
Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për kryetar bashkie është 765.825 vota, ndërkohë për këshill bashkiak 760.933 vota. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49986. Nga këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuara”, tha Drilona Hoxhaj.
Ndër të tjera, ajo tha se kësaj here tabulimi i rezultateve është përmbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së qendrave të votimit. Gjithashtu, zëdhënësja e KQZ-së sqaroi se rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimeve të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo animimeve të mundshme pranë Kolegjit Zgjedhor. /abcnews.al