Arbëri

BERZH-i dhe Oda Ekonomike Amerikane diskutojnë mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

BERZH-i dhe Oda Ekonomike Amerikane diskutojnë mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

Mbështetja e sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është më se i nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend si dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte. Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se BERZH ofron mundësi të mira të financimit për sektorin privat, duke shtuar se portfolio e investimeve në vend është rritur përgjatë viteve. Zeka shtoi se Oda Amerikane do të donte të shihte rritje të pjesëmarrjes së sektorit privat në portfolion e investimeve të BERZH që momentalisht nuk shkon mbi 30%.