Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresisti amerikan Engel nesër mysafir në Kuvendin e Serbisë

Foto: Koha

Beograd, 2 korrik - Kongresisti amerikan, Eliot Engel, siç e cilëson "Novosti" i Beogradit, me dekada lobist për shqiptarët, mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe i bombardimit të Serbisë më 1999, të mërkurën, pra nesër, do të jetë mysafir i Kuvendit të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai do të bisedojë me nënkryetarin e Parlamentit, Vlladimir Marinkoviqin, kryetarin e Këshillit për politikë të jashtme Zharko Obradoviqin, dhe deputetët Gordana Çomiq dhe Sandra Bozhiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave serbe, kongresisti Engel ka bërë kërkesë që të vizitojë Parlamentin serb.

Konstatimit se bëhet fjalë për lobist ekstrem të shqiptarëve, i cili shfrytëzon çdo rast për të folur kundër Serbisë, Marinkoviq citohet të jetë përgjigjur: "Po, është lobisti më ekstrem. Por për ne çshtë i rëndësishëm çdo rast. Sikur para njëzet vjetësh të kishim komunikime me kongresistë, do të kalonim më mirë..."

Gazeta "Novosti" e Beogradit rikujton se Eliot Engel ka organizuar në Dhomën e Përfaqësuesve panelin ku është pohuar për dhunimin e 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. "Në Kosovë ai është yll. Në Pejë një rrugë e ka emrin e tij, ndërsa pulla postare me figurën e tij kushton madje dy euro", shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.