Arbëri

Macroni ua jep edhe një goditje shpresave për zgjerim të BE-së

Macroni ua jep edhe një goditje shpresave për zgjerim të BE-së

Pikërisht në ditën kur Kroacia ka shënuar gjashtëvjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjë që kryeministri i këtij shteti, Andrej Plenkoviq e quajti si “sukses historik”, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka përsëritur rezervat e tij ndaj vazhdimit të procesit të zgjerimit.

Ai ka shfrytëzuar rastin që mospajtimet e thella mes shteteve të BE-së t’i përdorë si argument kundër zgjerimit të mëtejmë pa reformat e BE-së, shkruan sot “Koha Ditore”.