Arbëri

Bërnabiq “vajton hallin” e serbëve në veri, që ua mbylli dyqanet nga motive politike

Foto: Ilustrim
 

Beograd, 1 korrik - Kryemnistresha e Serbisë, Ana Bërnabiq, e quajti të pritshme mbylljen e dyqaneve "të boshatisura" në veri të Kosovës, pasi mbylljes së të gjitha shtigjeve alternative, nëpër të cilat shkonte malli atje, dhe "sepse shtihej mbi kamionë e kombi që transportonin ushqim e ilaçe", transmeton Koha.net. raportinin e FoNet-it.

Sipas saj, "Beogradi ka shtatë muaj që ka tërhequr vëprejtjen për pasojat që mund t'i prodhojnë taksat e vendosura nga Prishtina ndaj mallrave me origjinë nga Serbia Qendrore, siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e Serbisë, për të thënë se e plotë është me Kosovën brenda saj.