Arbëri

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës marrin premtim nga kryeministria se së shpejti do të iniciohet ligji

Foto: Koha
 

Rreth 100 punëtorë të Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar që të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.

Përveç kësaj, ata kanë kërkuar që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.