Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së në Kosovës Dardan Molliqaj, kanë votuar për herë të parë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Cakaj deklaroi se mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe.
Ai tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe se sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar.
“Rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë. Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike”, tha Cakaj.
Ndërkaq votimin e Molliqajt e Shahinit e ka bërë të ditur kjo e fundit në një postim në rrjete sociale.
Edhe
Ministri i Shqipërisë në detyrë Cakaj voton në Prishtinë
“Votues për herë të parë” ka shkruar ajo.
-
Molliqaj: Sa më e madhe dalja e qytetarëve në votime, aq më madhe garanca për demokraci
-
Voton Shahini, bën thirrje që më shumë gra ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë
-
Deri në orën 15:00 votuan rreth 33 për qind të votuesve
-
Presidenti Begaj voton: Qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre pa presion