Arbëri

Situata para votimeve në Shqipëri shqetëson pushuesit nga Kosova

Situata para votimeve në Shqipëri shqetëson pushuesit nga Kosova

Pyetja çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri dhe situata e tensionuar me frikën e përplasjeve ka shqetësuar edhe pushuesit nga Kosova që këtë të shtunë masivisht iu drejtuan plazheve shqiptare. Një pjesë u tremben trazirave, ndaj edhe urojnë që gjithçka të mbyllet pa incidente.

Situata e tensionuar politike dhe frika e përplasjeve gjatë votimit të 30 qershorit ka shqetësuar edhe pushuesit nga Kosova, të cilët masivisht iu drejtuan bregdetit shqiptar, raporton Oranews.