Arbëri

Thaçi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese thërret për unitet politik në dialogun me Serbinë

Thaçi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese thërret për unitet politik në dialogun me Serbinë
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se e vlerëson vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë individuale të kryesuesve të Ekipit Negociator, të cilët sipas tij, kur Kosova ka vluar nga debatet shterpe politike, kanë qenë në gjendje të dalin përtej tyre dhe të marrin përgjegjësi shtetërore, transmeton Koha.net.