Arbëri

S’ka llogaridhënie nga Ministria e Bujqësisë për 25 milionë euro për subvencione

 

Mungon llogaridhënia dhe një strategji e mirëfilltë në Ministrinë e Bujqësisë për subvencionim e fermerëve në bujqësi, kështu u tha sot në tryezën "Debate në Riinvest" në kuadër të platformës që është diskutuar për ‘Skemat e Subvencioneve në Bujqësi’.

Visar Berisha nga Index Kosova theksoi se mjetet e parapara me programin prej 25 milionë eurosh duhet të kenë ndikim dhe qëndrueshmëri në bujqësi, raporton ksp.