Nitaj: Mos na fusni të gjithëve në një thes, këta janë deputetët që s’e votuan ligjin për sponsorizime Foto: Koha

Nitaj: Mos na fusni të gjithëve në një thes, këta janë deputetët që s’e votuan ligjin për sponsorizime

26 June 2019 12:38

Kuvendi i Kosovës, pas diskutimeve të shumta në seancën e fundit për Projektligjin për tatim në të ardhurat e korporatave, nuk e përkrahu propozimin e deputetit Bekim Haxhiu duke mos e kaluar amendamentin që bënte harmonizimin me Ligjin për sponsorizime në sport dhe duke vazhduar pamundësinë e zbatimit të tij.

Ka dy vjet që ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, por ky ligj nuk ka mundësi të zbatohet sepse bie ndesh me Ligjin për tatim në të ardhurat e korporatave. Ligji për sponsorizime në sport e kulturë parashikon që bizneset mund të sponsorizojnë aktivitete të kulturës deri në 20 për qind të fitimeve dhe për atë shumë do të kenë zbritje nga tatimi, ndërsa për sport përqindja është 30.

Atë ditë në Seancë votuan për vetëm 53 deputetë. Pati kritika të shumta kundër deputetëve që nuk e votuan.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka publikuar listën e deputetëve që ishin kundër këtij ligji.

“Kush votoi PRO Ligjit për sponsorizimet në sport e kush ishte KUNDER! Kjo është Lista! Mos na futni te gjithëve në një thes aman! Ps. Shpresoj se ata qe nuk morën pjese në votimin e ligjit, do të ndërrojnë mendje në seancën e nesërme!”, ka shkruar Nitaj.

Lexo edhe: Tovërlani e Batatina të ashpër ndaj deputetëve që nuk e funksionalizuan Ligjin për sponsorizime në sport

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme