Më 1978 në Kosovë nuk kishte asnjë përdorues  droge

Më 1978 në Kosovë nuk kishte asnjë përdorues droge

26 June 2019 11:07

Kur po shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, njohësit e kësaj problematike rikujtojnë se më 1978 nuk kishte të identifikuar asnjë përdorues droge.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik. Motoja e shënimit të kësaj dite është "Dëgjoni së pari - Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t'i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt".

Në Prishtinë kjo ditë sot do të shënohet nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) e cila organizon një marsh nga ora 12 deri në 14:00. Qëllimi i marshit është rritja e vetëdijësimit mbi metodave të rehabilitimit të përdoruesve të drogave jashtë dënimit. Po ashtu, kjo ditë shënohet edhe nga Klinika e Psikiatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Asociacioni i Psikiatrave te Kosovës dhe OJQ Labyrinth.

Safet Blakaj, drejtor ekzekutiv dhe themelues i OJQ “Labyrinth’, tha se në vitin 1978 në Kosovë nuk ka pasur asnjë përdorues të drogës.

“Ne kemi gjetur në raporte të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Në vitin 1984 i njëjti komision ka konstatuar se në Kosovë kanë qenë 81 përdorues”, i tha ai sot RTK-së

Sipas tij në Kosovë nuk ka problem me heroinë. “Mosha mesatare e përdorimit të drogës, ka qenë 16.2”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme