Arbëri

Shqipërinë sot e pret mot deri në 37 gradë Celsius

Foto: Koha / ilustrim

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të nxehta sahariane të cilat do të ndikojnë në territorin e Shqipërisë me temperatura të larta.

Moti do të jetë me kthjellime në zonën Perëndimore dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut të izoluara në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/29°C

Zonat e ulëta 22/37°C

Zonat bregdetare 23/35°C