Ambasadorja e SHBA-së dhe ai BE-së zbarkojnë në zyrën e Bashës

Ambasadorja e SHBA-së dhe ai BE-së zbarkojnë në zyrën e Bashës

25 June 2019 13:32

Vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin me përfaqësuesen e diplomacisë amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka pritur në zyrë një tjetër diplomat të rëndësishëm.

Ambasadori i Bashkimit europian në Shqipëri, Luigi Sorecën ka zbarkuar në zyrën e kryedemokratit pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të orëve të fundit, që nga vendimi i kolegjit zgjedhor për të mos njohur dekretin e presidentit e deri te deklaratat e këtij të fundit se vetëm ai vendos për datën e zgjedhjeve.

Basha deklaroi pas takimit me përfaqësuesen amerikane se nuk preferonte ti bënte publike temat e diskutimit me të huajt, por ndërkohë këto takime vijnë vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dyshimet janë se kjo vjen në vazhdën e presionit ndërkombëtarë që mund të ketë nisur të ushtrohet mbi aktorët politik për zgjidhjen e krizës së thellë politike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme