Gala, kështu e njohin në Patos, mësuesen e gjuhës ruse dhe të vizatimit teknik. Ajo ka lindur në Rusi, në Leningrad, sot quhet Shën Petersburg. Emri i saj është Galina Nikollaina Haritovna.
Ajo ka ardhur në Shqipëri në vitin 1959 dhe vitet më të bukura të jetës së saj ia kushtoi Patosit, sepse dashuria e solli mësuese Galinën në këtë qytet dhe dashuria e mban akoma këtu .
Disa ditë më parë bashkia e Patosit organizojë me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes të saj , një aktivitet të bukur, i cili ishte aktiviteti i ideuar nga ish-nxënës dhe mësueses .
Por kush është Galina Haritovna , e cila erdhi nga Leningradi, si u dashurua me ushtarakun shqiptar, kolonelin Azbi Shahinaj , i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Moskë. Shahinaj u internua pas prishjes së marrëdhënieve me bashkimin sovjetik, pasi nuk e la të bashkëshorten e tij Leningradase, Galinen .
Vitet e moshës, kujtimet e saj më shumë se gjysmë shekulli, e benë emocionuese intervistën e saj, por është ndihmuar edhe nga kunata, Zeliko Shahinaj dhe nga kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balili, e cila sipas saj, për Galinen , Patosi u bë për të Atdheu i saj i dytë.
“Mua më quajnë Galina Nikollaina. Në Shqipëri kam ardhur në vitin 1959. Jam njohur me burrin tim në qytetin Kocia, në Gjeorgji , Bashkimi Sovjetik.
Unë jam njohur me burrin, Azbiun në detin Egje, në një kamp pushimi .Aty u njoha më të, kur mbaruan pushimet unë ika në vendin tim të punës. Ai më vonë ka ardhur aty ku banoja, së bashku me profesoreshën e Akademisë dhe me një shokë tjetër bullgar dhe më gjetën në Leningrad.
Burri im ka ardhur në Bashkimin Sovjetik për të studiuar në Akademinë Ushtarake Lenin , ishte një akademi për të huajt dhe vazhdoji studimet për pesë vjet .
Për 5 vjet që jemi njohur, ne jemi takuar tre herë. Më pas i erdhi koha për të ikur në atdhe pasi ai mbarojë Akademinë ushtarake në Moskë me emrin Lenin , kurse unë qëndrova në Leningrad.
Kur u kthye në Shqipëri ai bëri kërkesën për t’u martuar me mua dhe ashtu bëmë.
Erdha në Shqipëri ku na ndihmojë Dilaver Poci, por më vonë u prishen marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Gjatë kësaj kohe bëmë dhe dy fëmijë , dy vajza që sot janë në Gjermani, Pranvera dhe Enkeleda.
Jetët tona u bën me keq pas prishjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik . Po mësonim se shumë gra Ruse janë ndarë me burrat që i kishin shqiptarë, kane ikur, ndërsa unë mbeta për gjithmonë, por ka qenë burri im që më mbajti, pasi atij i thanë që të më linte që të largohesha . Ai refuzoi pasi ishte shumë i vendosur të vazhdonte me mua jetën. Për këtë ata e hoqën nga ushtria duke e çuar në Ballsh si i internuar ku punoi dy vjet”.
Mësuesja Galina gjatë tregimit të historisë nuk e ndjeu veten mirë duke e lenë në mes historinë e saj të dhimbshme ajo u emocionua shumë nga kjo histori , por vazhdimin e mëtejshme të historisë së këtyre viteve dhe ato mbas demokracisë së kësaj familje, e cila u persekutua nga regjimi I atëhershëm, e vazhdoi kunata e saj, Zeliko Shahinaj.
“ Atë e sulmuan shumë pasi nuk e ndau i shoqi , e përjashtuan partia dhe nga ushtria. Ai kërkojë të vinte këtu në Patos , pasi ai kishte familjen e tije. Erdhi këtu në Patos së bashku me gruan dhe dy fëmijët ku e çuan dy vjet në ndërtim në Ballsh, ishte i vendosur që gruan të mos e linte.
Ashtu bëri dhe internuan , shkojë në Ballsh në ndërtim ku punoi dy vite . Duke qenë se ishim familje e mirë të lidhur me partinë e asaj kohe u ankuam dhe e sollën këtu në Patos si mësueses bashkë me Galen dhe i dhanë dhe një shtëpi. Por sulmoheshin shumë si familje. Herë pas herë ndërhynte dhe Galina . Ajo tregon se burri i saj ka vdekur në vitin 2012 dhe pas vdekjes më shumë jam lidhur me njerëzit e tij dhe kam punuar deri sa dola në pension si mësuese e vizatimit teknik dhe gjuhën ruse deri sa u shkëputen marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, ndërsa kunata e saj thotë se qytetarët e Patosit e respektojnë shumë dhe sa herë që kalon në rrugë e thërrasin, profesore”.
Ajo këto ditë kishte ditëlindjen mbushi 85 vjeç ku bashkia e Patosit dhe ishe-nxënësit e saj deri nga Amerika i kanë dërguar mesazhe urimi . Ajo tregon se nuk ishte larguar asnjëherë nga Patosi dhe dashuria e saj. Koloneli Hasbi Shahinaj nuk jeton më, thotë se kam një vend aty ku prehet burri dhe do të jem me të edhe në botën përtejmë.
Gjatë kësaj bisede ishte ishte e pranishme edhe kryetarja e baskisë, Patos Rajmonda Balili, e cila tregoi për dashurinë që kishte jo vetëm për qytetin e Patosit por edhe për komunitetin e kësaj bashkie që e respektonin shumë.
Zonja Balili thotë:
“Mësuesja Gala është në qytetin e Patosit si një qytetare sovjetike, por në fakt ajo dashuron më shumë Patosin, sepse ka një lidhje shumë vjeçare me të , ka lindur në Patos , familjen e ka krijuar këtu , fëmijët i ka rritur në Patos dhe breza të tërë ka mësuar në gjuhën ruse, por edhe në vizatimin teknik ku ka dhënë mësim për një kohë shumë të gjatë.
Sot ajo është 85 vjeçe, pak ditë më parë ishe nxënësit e Gales kanë bashkëpunuar me mua si kryetare bashkie për t’i festuar 85-vjetorin dhe për mësuesen Gala ka qenë një surprizë se nuk e priste që banorët e qytetit të Patosit do t’ia kthenin këtë dashuri edhe në këtë formë duke i bërë njëkohësisht një histori , një retrospektivë të jetës së saj në qytetin e Patosit .
Unë kam konsideratën më të lartë për mësuesen Galen si një qytetare e zellshme , si një qytetare që di të respektojë normat , di të respektojë komunitetin , fqinjësinë e mirë. Për dashurinë e dytë që ka për qytetin e Patosit pasi për shkak të kësaj dashurie ka ardhur nga Bashkim i Sovjetik dhe është vendosur në qytetin e lindjes së bashkëshortit të saj dashuria e dytë është qyteti i saj pasi jetën më të madhe e ka kaluar këtu në këtë komunitet duke dhënë gjithçka.
Për të gjitha ato që fola, për meritat që ka këshilli bashkiak dhe bashkia e dekoroi me certifikatë mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë”/Dita.
{gallery}