Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kontakti direkt me diellin, mundësisht të jetë i kufizuar. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të qëndrojë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.