Arbëri

Kosova e Serbia përplasen në Sarajevë për lirinë e lëvizjes së mallrave

 

Për shkak të mospajtimit mes Kosovës dhe Serbisë rreth amendamenteve që lidheshin me lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit, ka dështuar të miratohet ‘Deklarata e përbashkët përfundimtare Sesionin e gjashtë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore’, në Sarajevë.

Sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i kryesuar nga Bosnjë e Hercegovina, nuk arriti të miratojë dokumentin kryesor - Deklaratën e përbashkët përfundimtare, sepse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën konsensus për amendamentet që lidheshin me lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit, si një forcë shtytëse e rritjes ekonomike dhe integrimit në një treg më të gjerë evropian, me rëndësi të veçantë të zbatimit të plotë të rregullave dhe procedurave të CEFTA midis të gjithë pjesëmarrësve të kësaj marrëveshjeje, transmeton Koha.net.