Arbëri

Cinizmi i Gjuriqit: Kur dhe kë ka provokuar Serbia

Cinizmi i Gjuriqit: Kur dhe kë ka provokuar Serbia

E dimë se SHBA-ja e përkrah pavarësinë e Kosovës, por ky nuk është arsyetim për barazim dhe njëjtësim të Serbisë e Kosovës, ka vlerësuar sot drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq duke komentuar kumtesën e Departamentit amerikan të Shteti t për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.

Gjuriq, madje, siç përcjell i agjencia serbe lajmeve FoNet, ka pyetur, duke i harruar qëllimisht të gjitha ato që Serbia ka bërë që më shumë se 30 vjet në hapësirat e ish- Jugosllavisë: “Kur dhe ku ka provokuar Serbia dhe ku ka vënë barrikada ajo”.