Kosova dhe Serbia duhet t’i mënjanojnë pengesat, t’i evitojnë provokimet e të bisedojnë, ka kumtuar Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me anulimin e Samitit të Parisit.
Në kumtesën që e përcjellë Zëri i Amerikës, theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë dialogun që e ndërmjetëson BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dy palët, si dhe BE-në si ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen rreth të cilës do të pajtoheshin të gjithë”, theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta vazhdojnë dialogun
-
Departamenti amerikan i Shtetit i ofron mbështetje dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja
-
Departamenti Amerikan paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi “ditëve në vijim”
-
Bideni për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi: Kërkohen kompromise
-
Administrata e Bidenit mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja