Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore

- 22:53Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore
- 22:35Basha mbyll protestën dhe shton një tjetër kusht për zgjidhjen e krizës politike
- 21:14Basha: Beteja nuk ndalet me largimin e Ramës, por me vendosjen e kushteve
- 21:09Rrëzohet “busti” i Edi Ramës përpara Kryeministrisë
- 20:51Basha në protestë me vajzat, Kryemadhi: Protesta është paqësore
- 20:18Meta thirrje protestuesve të vetëpërmbahen
- 20:06Nis protesta e opozitës në Shqipëri
Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur protestën paqësore të opozitës mbrëmjen e sotme, duke theksuar se kjo provon se dhuna dhe paqja në Tirane varen nga ato e nga askush tjetër.
“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore – provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!”, është shprehur Veliaj.
Ai e ka cilësuar si “një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet 2021”.
“Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, ka theksuar Veliaj.
Basha mbyll protestën dhe shton një tjetër kusht për zgjidhjen e krizës politike
Protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar u mbyll pa u shënuar asnjë incident.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri mbylljen e saj nga selia duke ripërsëritur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.
Por këtë herë ai kishte dhe një kusht tjetër, atë që është sipas tij i panegociueshëm.
“30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte në betimin dhe kërkesën tuaj qëndrimin tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit së panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeveri tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet dhe një tjetër kusht i panegociueshëm arrestimin dhe çuarja para drejtësie e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësie hajdutët”, ka thënë ai.
Basha deklaroi se beteja do vazhdojë ditë për ditë.
“Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësinë hajdutët e zgjedhjeve të lira. Beteja do vazhdojë ditë për ditë, orë për orë”./tvklan.al
Basha: Beteja nuk ndalet me largimin e Ramës, por me vendosjen e kushteve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mban një fjalim përpara protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, në këtë protestë të 9-të të opozitës.
Ai ka thënë se beteja nuk do të ndalet me largimin e Ramës por me vendosjen e kushteve.
“Shpeshherë na kanë përbuzur, nuk na kanë besuar. Por sonte kjo merr fund njëherë e mirë. Rama ik del sot nga kraharori i çdo shqiptari. Ora e të vërtetës erdhi. Gjashtë vite me radhë qëndruam dhe ja më në fund gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, krimin, me një qëllim, marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit, diçka që nuk do ta pranojmë kurrë. Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë si gjithë Europa. Kjo betejë nuk do të ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës, por kur të kenë vendosur kushte si gjithë Europa”, ka thënë ai./Tvklan.al/
Rrëzohet “busti” i Edi Ramës përpara Kryeministrisë
Protestuesit kanë rrëzuar bustin e krijuar në formë instalacioni të Kryeministrit Edi Rama në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një paralelizëm simbolik me hedhjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha pas rrëzimit të regjimit komunist. Vlen për t’u theksuar se në këtë protestë, organizatorët kanë menduar për simbolika të ndryshme /tvklan.al/

Basha në protestë me vajzat, Kryemadhi: Protesta është paqësore
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve.
"Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të iu bashkuar Evropës. Protesta do të jetë paqësore" është shprehur ajo.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë nga selia e PD-së i shoqëruar nga vajzat e tij.
Aurela, bashkëshortja e kryetarit të opozitës dhe vajzat Dafina dhe Viktoria kanë mbërritur në selinë e PD-së
Meta thirrje protestuesve të vetëpërmbahen
Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.
Ai ka theksuar rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai thotë se beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim./oranews/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
Ka nisur protesta e nëntë e opozitës në Shqipëri.
Ne sheshin para kryeministrisë është vendosur një shtatore prej druri e Edi Ramës cila do të rrëzohet në mënyrë simbolike gjate protestës./Oranews/

Limaj: Sonte, KQZ-ja u shndërrua në lojtar politik aktiv

Në Gjermani, Kosova në listën e shteteve me rrezik të lartë për COVID-19

Kurteshi beson se Supremja do ta përmbysë vendimin e KQZ-së

VV: Daka marionetë, më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar

Nga e shtuna paralajmërohen vërshime të tjera në Kosovë

Votimi përmes internetit, zgjidhje e lehtë e pa kosto për rrëmujën e shkaktuar me votat e diasporës

Qytetarëve u kërkohet që t’i marrin me rezervë premtimet e partive

Ministri Zemaj tenton t’i shkarkojë bordet e padëgjueshme

Kosova ka regjistruar raste të dyshimta të ri-infektimit me koronavirus

AAK-ja garon me sloganin “Forca e Kosovës”

LDK-ja kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për kandidatët
