Vetëm një fjali e shkurtër i është kushtuar procesit të zgjerimit të BE-së në konkluzionet e Këshillit Evropian, më saktësisht në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive, që po zhvillohet në Bruksel. Në të thuhet se “Këshilli Evropian miraton konkluzionet për zgjerimin dhe Procesin e stabilizim-asociimit të miratuara nga Këshilli më 18 qershor 2019”, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilli Evropian është në format të shefave të shteteve apo qeverive. Këshilli miratoi konkluzionet për zgjerimin e BE-së, të cilat pak a shumë ishin në përputhje me paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit, që më 29 maj i kishte miratuar dhe publikuar Komisioni Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë zënë me tentimet për të arritur pajtim rreth zgjedhjes së presidentit të Komisionit Evropian, që është një prej posteve të para që duhet vendosur e pastaj edhe të posteve të tjera kryesore në institucionet e BE-së, liderët e shteteve anëtare nuk kanë pasur as kohë, e as ndonjë vullnet të merren me çështjen e zgjerimit.
Më herët, gjatë javës, ministrat e BE-së në takimin e Këshillit të përgjithshëm e hoqën nga rendi i ditës këtë temë, duke dështuar që ta arrijnë vendimin për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dy vende kandidate të cilat, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, i kanë përmbushur kriteret e nevojshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)