Arbëri

Rugova thotë se Qeveria rrëzohet në vjeshtë, Ismaili do të mbahet mend që s’ka bërë asgjë në shëndetësi

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova në Express Intervistën ka thënë se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet në vjeshtë, derisa ka kritikuar ministritn e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Fatkeqësisht po bëhen 21 muaj, më 9 shtator bëhen dy vjet kur kjo qeveri e ka marrë pushtetin. Dhe në dy shtyllat kryesore, në arsim e shëndetësi, suksesi është baras me zero. Ne kemi evidentuar disa shkelje, ngecje, mos respektim të ligjit, mos koordinim e dështim në të gjithë sistemin shëndetësor në vend”, ka thënë Rugova.