Arbëri

ANP “Adem Jashari” baza e parë në Evropën Juglindore për kompaninë Eurowings

Descriptive Text

Kosova bëhet nikoqir i bazës së parë në Europën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eurowings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare, ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorit Gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks që Eurowings e zgjedhë Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror. Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj ka shtuar se, “ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat”.

Ai ka paralajmëruar se edhe hapjen e 300 vendeve të punës.

“Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eruowings dhe Eruokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit”, ka shkruar Haradinaj.