Arbëri

IKD: KPK shpërblen prokurorin Kujtim Munishi i cili mbylli hetimin për Aleksandër Lumezin

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku sipas IKD-së në mënyrë të kundërligjshme e ka caktuar Prokurorin Kujtim Munishi në pozitën e U.D. të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ky i fundit, ka shërbyer si shef i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, derisa propozimi dhe miratimi për emërimin e tij në pozitën e përkohshme të UD Kryeprokurorit të Prishtinës është bërë në mbledhjen e KPK-së të mbajtur më 7 qershor 2019.