Kushtetuesja ia relativizon rolin presidentit në negociatat me Serbinë Foto: Driton Paçarada / Koha

Kushtetuesja ia relativizon rolin presidentit në negociatat me Serbinë

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 15 June 2019 07:15

Edhe roli i presidentit të shtetit në negociatat me Serbinë do të trajtohet në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin janë shpallur jokushtetuese dispozitat e një projektligji të miratuar muaj më parë në Kuvend, e që parashihte detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror për dialogun me fqinjin verior. Ky rol do të relativizohet.

Një burim i gazetës ka thënë të premten se aktgjykimi, i cili do të publikohet brenda dhjetë ditësh, do të saktësojë se përgjegjësi e cilave institucione është udhëheqja e negociatave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij burimi, roli kryesor i njihet Kuvendit dhe Qeverisë, por jo edhe presidentit. Ndërkaq, sa i takon Delegacionit shtetëror, gjyqtarët kanë argumentuar se nuk i lejohet ushtrimi i prerogativave ekzekutive.

Kreun e shtetit e ka lënë pa fjalë vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e dispozitave thelbësore të Projektligjit për Delegacionin, për të cilin gazeta është informuar nga burime të ndryshme. Në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet që lidhen me veprimet politike që do të pasojnë, pas publikimit të vendimit nga Gjykata.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme