Arbëri

Rama: Meta të kërkojë falje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga Përrenjasi, ku zhvilli takimin elektoral, u shpreh se opozita kërkon ti marri peng zgjedhjet, për të marrë peng drejtësinë.

“Ata zgjedhjet duan t’i marrin peng për të marr peng drejtësinë për të krijuar një Zallahumei aq të madhe saqë miqtë tanë evropianë thonë jo, ne nuk I hapim negociatat me këtë vend.. Dhe duke mos u hapur negociatat, nuk hapen dy kapitujt e parë të drejtësisë. Duke celular këto dy kapituj nisin me ndëshkime që nga më I madh te më I shkurtri, duke vendosur funksionin tonë para ligjit, ku drejtësia është njësoj për të gjithë”, është shprehur kryeministri Rama.

Rama tha se Meta duhet ta lexojë me qetësi rezolutën e miratuar në Kuvend dhe të reflektojë.

“Dua t’i them Ilirit, sot e filluam me të dhe e vazhduam me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot ne Kuvend, të reflektojë dhe të mos e trashë me tepër zullumin që është këputur për sa na takon dhe sa i takon popullit shqiptar. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është as burrëri, as zgjuarsi, por të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë,” tha ai./tch/