Arbëri

Qeveria e pranon se Samiti në Paris mund të dështojë, por thotë se kjo jo për fajin e saj

Qeveria e Kosovës thotë se Samiti i Parisit edhe mund të dështojë, por jo për fajin e Kosovës, pasi Serbia po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës.

Ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme që të shkojë në Paris, raporton KTV.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka deklaruar se çështja e taksës nuk duhet të ndërlidhet me vazhdimin e dialogut.

Sipas saj, kryeministri kërkon që të ketë një marrëveshje kornizë, që do të rezultonte me njohje.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj vlerëson se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa pasur

përcaktim të temave dhe afat kohor se kur do të përfundojë ky proces.

Idenë e marrëveshjes kornizë e sheh edhe si zbutje të qëndrimit të Haradinajt karshi taksës.

Nën organizimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, më 1 dhe 2 korrik në Paris, është paralajmëruar mbajtja e këtij samiti.